Kapen 350 kg marihuanë, 5 të arrestuar (FOTO LAJM)

Policia e Maqedonisë në bashkëpunim me Drejtorinë doganore dje ndërpreu kanal ndërkombëtar për kontrabandë të drogës, me ç'rast konfiskoi 350 kilogram marihuanë të cilësisë së lartë, e cila nga Shqipëria-Maqedonia përmes Greqisë duhej të mbërrijë deri në tregun evropian, me siguri në Holandë.

Të dyshuar për këtë vepër penale janë shtatë persona, të gjithë shtetas të Maqedonisë, prej të cilëve pesë janë arrestuar, ndërsa për dy të tjera ende po gjurmohet.

Vlera e marihuanës së konfiskuar në narko tregun, informoi në konferencën e sotme për shtyp ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska, arrin rreth një milion euro me shumicë, ndërsa çmimi me pakicë mund të lëviz edhe deri në disa herë varësisht nga ajo se në cilin vend të Evropës Perëndimore do të përfundojë.

Karakteristike është mënyra me të cilën është deponuar gjegjësisht në dërgesë të rregullt të rreth 150 dyshekëve për krevate, për transport në kamion, prej të cilëve dhjetëra të mbushur me marihuanë.

"Ky është rasti i parë i kësaj mënyre të paketimit të drogës që e zbulon MPB-ja dhe dogana. Ata të cilët kontrabandojnë drogë janë kryesisht inventiv në mënyrat me të cilat përpiqen ta fshehin drogën. Nuk zgjidhet mënyrë se si të fshihet droga dhe shpresojnë se në këtë mënyrë ajo nuk do të zbulohet deri te shërbimet kompetente", shpjegoi Jankulloska.
Shtuar më 08/01/2013, ora 16:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori