Kapakë të veçantë për iPhone 5 dhe 5S (FOTO-LAJM)

Kompania “Yellow Jacket” do të shfaqë në Kongresin Botëror të Telefonave krijimin e saj më të fundit, një kapak i veçantë për iPhone 5 dhe 5S. Kjo kompani mbahet për prodhimin e kapakëve të telefonave, të cilët janë posaçërisht për iPhone. Këtë herë ka nxjerrë një kapak, i cili ka një armë që të lë pa ndjenja, duke të goditur me 18.000 volt në mënyrë natyrale. Kjo lloj pajisje duhet të shikohet, dhe pse jo të provohet, shkruan krokodili.com.


Kapaku është i përbërë nga material elastik, dhe mund ta gjeni në shumë ngjyra. Në mënyrë më specifike, do të këtë nëntë ngjyra: të zezë, rozë, të bardhë, të verdhë, të kuqe, blu, jeshile si dhe një gri të errët.
Këtë kapak mund ta gjeni në shitje që sot dhe kushton vetëm 149 dollarë. Sigurisht që për ta blerë nuk duhet vetëm të keni paratë, është një procedurë pak e gjatë, ku ju duhet të tregoni ku jetoni, dhe ku çdo gjë duhet të jetë në përputhje me ligjin. Kapaku, siç e shikoni në fotografi, e zmadhon pak madhësinë e telefonit.

Por, në të njëjtën kohë, nuk krahasohet me asnjë pajisje tjetër, sepse asnjë tjetër nuk ju lejon të mbani me vete një armë që të lë pa ndjenja . Dhe mos të lemë pa përmendur që me iPhone-in tuaj në dorë, do të keni mundësi ta përdorni më lehtësisht.

Por para se ta përdorni, duhet të përthyeni pjesën e sipërme, e cila përdoret për të mbrojtur ekranin e telefonit. Nëse e bëni këtë gjë, kapaku ju lejon që ta përdorni armën që të lë pa ndjenja. Është shumë e thjeshtë për t’u përdorur, vetëm se ka një një tingull të tmerrshëm kur e aktivizon.
Shtuar më 11/02/2014, ora 13:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori