Aksident në Këlcyrë, makina merr përpara 50-vjeçarin, dërgohet në spital

Një aksident ka ndodhur në Këlcyrë mbrëmjen e sotme. Një makinë ka përplasur një 50-vjeçar. Ky i fundit u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Këlcyrë/ Informacion paraprak

Rreth orës 21:35, në aksin rrugor Këlcyrë-Ura e Leklit, në vendin e quajtur “Gryka e Këlcyrës”, shtetasi G. L., 29 vjeç, banues në Këlcyrë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka përplasur shtetasin K. Y., rreth 50 vjeç, banues në Këlcyrë, i cili u transportua në Spitalin e Këlcyrës për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.