“Nuk shoh asnjë rrezik për demokracinë”, Rama në Durrës: Shqipërinë e bën vetëm PS-ja

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë pasdite një takim me qytetarët e Durrësit në kuadër të turit mirënjohës për fitoren e PS-së në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Teksa i falenderoi për votën dhe besimin që treguan për Partinë Socialiste, Rama thumboi opozitën duke thënë se roli i saj është që të humbë dhe se PS-ja ecën vetëm përpara.

“Shqipërinë e bën vetëm PS-ja”, tha Rama.

Edi Rama: Ata duhet të ikin për pambuk që pluralizmi të lulëzojë më Shqipëri. Unë nuk shoh asnjë rrezik për demokracinë, pluralizmin dhe fjalën lirë. Kur shoh që dalin ata të natës më kujtohet fjala që për lirinë e gjalës ankohet më shumë ai që nuk di çfarë të bëjë me të. Demokracia shqiptare nuk humb asgjë kur humbin ata. Detyra jonë është ti mundim sa herë të na dalin ata përpara.

 


Shtuar 26.05.2023 20:20