Kanë nisur përgatitjet për protestën e sotme (FOTO LAJM)

Kanë filluar përgatitjet për protestën e sotme të thirrur nga opozita. Skena, në të cilën do të mbajnë fjalime zyrtarë nga partitë opozitare është duke u ndërtuar.

Aty është ngjitur një baner më mbishkrim "Për shtet, për sovranitet- Kundër qeverisë antikushtetuese", percjell Express.

Liderët e opozitës, Albin Kurti, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj kanë thënë se nuk do të ndalen derisa ta rrëzojnë Qeverinë e udhëhequr prej njeriut që dikur e kishin bërë Kryeparlamentar në mënyrë kundër kushtetuese

Për protestën e sotme, opozita u ka dërguar mesazhe telefonike qytetarëve, ka shpërndarë fletushka dhe kanë mbajtur takime në degët e tyre.

Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, mbrëmë, ia kanë konfirmuar 11.350 pjesëmarrjen. /albeu.com/
Shtuar më 09/01/2016, ora 10:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori