Kandidati i "fortë" i Beratit që shantazhon Lulzim Bashën (FOTO LAJM)

Lefter Maliqi është një nga ish-deputetët më me nam nga demokratët për shkak të karakterit të tij si edhe sherreve të vazhdueshme të tij me ish-deputetin socialist Erion Braçe, kur ky i fundit përfaqësonte Beratin.

Në një status të disa ditëve më parë ai kërcënonte Bashën duke shprehur pakënaqësi për vendosjen të tretin në listën e qarkut të Beratit, ndërkohë që nuk mori pjesë në mitingun hapës të liderit demokrat gjatë ditës së djeshme në këtë qytet.

Por sot, ai ka ndërruar mendje duke thënë se pasi "të shlodhej në Durrës" do të kthejej tek demokratët.

"Pak qetësi në Durrës,drejt Beratit takim me mbështetësit të cilët më frymëzojnë po sa bukuritë e detit dhe më japin kurajo e besim në cdo betejë e sfidë", - shkruan ai në Facebook.

Lefter Maliqi është një ish-polic, i cili ka drejtuar komunën e Otllakut në Berat si edhe deputet i PD-së në Kuvend gjatë legjislaturës 2009-2013.

Maliqi shprehet se 10 000 vota i ka të tijat në Berat kur i kërkon llogari Bashës për pozicionimin në listë duke theksuar se ka mbështetje të madhe në zonë.

Në disa foto të siguruara nga Albeu.com, jo "rastësisht" Lefter Maliqi përdor një gjuhë të fortësh me Bashën, pasi në fakt është i tillë.

Ai e ka patur mjaft pasion stërvitjen i ri duke imituar yjet e Holliëood-it të kohës. /albeu.com/
Shtuar më 31/05/2017, ora 12:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori