Edi Rama paguan 21 persona për menaxhimin e Facebook-ut
Kampusi "kozmik" i Apple filmohet nga dronët (VIDEO-FOTO)
Pëlqej
Një video e realizuar së fundmi nga dronet tregon ecurinë e punimeve për ndërtimin e kampusit të ri të Apple i cili po ndërtohet në Cupertino, Kaliforni. Selia e re Apple do të ketë katër kate dhe do të strehojë 12 mijë punonjës.

Brenda kampusit do të ketë shumë hapësira të gjelbërta. Kampusi "kozmik" përfshin një sipërfaqe prej afërsisht 26 hektarësh, dhe mbështjellje prej xhami për ndërtesën kryesore, renderimet 3D të të ciles u publikuan në tetor. Një parking nëntokë me kapacitet 2400 makina. Kampusi do të përfshijë një qëndër fitnesi 9.300 m² dhe një auditorium prej 10.000 m² gjithashtu planet përfshijnë ndërtimin e zyrave dhe ambjenteve të testimit prej 55.742 m².

Puna për ndërtimin e këtij kampusi pritet të përfundojë në vitin 2016. /albeu.com/
Kampusi "kozmik" i Apple filmohet nga dronët

Shtuar më 01/09/2014, ora 12:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori