Kamioni përplasi për vdekje vajzën, 25-vjeçarja ishte efektive e Portit të Durrësit (FOTO LAJM)
Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditën e sotme në
ambientet e
Portit në Durrës, ku si pasojë humbi jetën një 25-vjeçare.
Burimet bëjnë me dije se viktima, vajza e cila u shtyp nga
kamioni në
ambientet e
Portit është një
efektive e sigurisë portale.
Sipas policisë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në
ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor është duke vijuar punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit fatal për 25-vjeçaren.
Shtuar më 07/01/2021,
ora 16:32