Kamera, rrjeta teli, e graso nëpër shtylla, Rama është gati për protestën (FOTO LAJM)

Ditën e nesërme në orën 11:00 opozita ka thirru një protestë masive para Kryeministrisë.

Nga ana tjetër garda duket se ka përgatitur terrenin për një protestë që mund të agravojë edhe në dhunë.

Sot para Kryeministrisë janë instaluar dhjetra kamera shtesë për të bërë të mundur filmimin e cdo skene dhune.

Shtyllat janë lyer me graso për të pamundësuar që protestuesit të ngjiten dhe të dëmtojnë kamerat e sigurisë.

Rreth 1300 efektivë janë angazhuar për mbarëvajtjen e protestës ku pjesa më e madhe do të vendosen para kryeministrisë.

Një pjesë tjetër në anën e Piramidës ndërsa do të bllokohet çdo lëvizje në rrugën "Ismail Qemali".

Gjithashtu gjatë dy ditëve të fundit është punuar për të forcuar skelën para hyrjes së kryeministrisë ndërsa rrjeta teli janë vendosur përqark godinës së kryeministrisë./albeu.com/
Shtuar më 15/03/2019, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori