Shkrumbohet nga flakët makina e parkuar prej kohësh në Tiranë

Një makinë është gjetur e shkrumbuar nga flakët mëngjesin e sotëm në rrugën “Rexhep Jella” në Tiranë.

Mësohet se makina ka qenë e parkuar prej kohësh aty dhe tashmë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e zjarrit dhe identifikuar pronarin e mjetit.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 01.02.2022, rreth orës 06:00, në rrugën “Rexhep Jella”, është djegur plotësisht një mjet i parkuar prej shumë kohësh.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe identifikimin e pronarit të mjetit. /albeu.com


Shtuar 1.02.2022 09:37