Shenjat që tregojnë se vuani nga depresioni edhe pse nuk e kuptoni!

Në jetën tonë në një moment ne të gjithë do të ndjejmë trishtim. Megjithatë, depresioni është diçka tjetër. Ai vazhdon dhe mund të ndikojë në çdo fushë të jetës sonë. Ndonjëherë është për shkak të lodhjes e stresit dhe ndonjëherë për shkaqe më të thella, si trauma mendore ose disa sëmundje.

Depresioni është një sëmundje mendore që prek më shumë se 300 milionë njerëz në mbarë botën, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ai ka një efekt në të menduarit, ndjenjat, trupin dhe sjelljen e një personi. Trishtimi kthehet në depresion në bazë të intensitetit, kohëzgjatjes dhe efektit në funksionimin e personit. Megjithatë, askush nuk mund të thotë qartë se cilat janë simptomat e tij, pasi shpesh keqinterpretohen ose shpërfillen.

Më poshtë gjeni gjashtë shenjat që tregojnë se mund të vuani nga depresioni pa e kuptuar.

Por i vetmi person kompetent për të vendosur diagnozën e depresionit është specialisti i shëndetit mendor.

Ju përpiqeni ta fshihni trishtimin tuaj pas justifikimeve të ndryshme dhe përfundoni duke u trishtuar më shumë.

Ju keni sukses në shumë fusha, por nuk kënaqeni me fitoret tuaja. Në vend që të ndiheni të lumtur, ju ndiheni konfuzë.

Ju refuzoni të hiqni dorë nga “flluska e besimit” dhe vazhdimisht kritikoni atë që bëni.

Ju shkëputeni nga gjërat që ju bëjnë të ndiheni të lumtur dhe që ju kënaqin. Zakonisht, ju i thoni “po” asaj që ju imponojnë të tjerët.

Mundohuni të jeni gjithmonë socialë dhe aktivë, në mënyrë që të harroni atë që ju shqetëson.


Shtuar 22.06.2023 09:32