"Kam dashur dikë, por s’mund të jetonim bashkë!", Rrëfehet Mariza Ikonomi (FOTO LAJM)
Mariza Ikonomi njihet për një jetë private mjaft hermetike por së fundi ka folur për një dashuri të pamundur.
Këngëtarja ishte e ftuar në emisionin “Me Bledin”ku foli për dashurinë e vërtetë dhe tregoi se edhe ajo ka
dashur dikë, por për shkak të rrethanave nuk mund të jetonin bashkë.
“Unë mendoj që dy njerëz mund të jenë bërë për njëri-tjetrin, por nuk mund të jetojnë bashkë. Nuk ka rregulla në dashuri. Nuk do të thotë se ti ndahesh nga një person dhe nuk e dashuron më. Mund ta dashurosh gjithë jetën, por disa rrethana të bëjnë të mos përputhesh më. Mund të jem dhe unë që mund të kem pasur dikë që e kam
dashur, por nuk mund të jetonim bashkë”.
Këngëtarja tregoi çfarë kërkon te një
mashkull ndërsa shtoi se i pëlqen të përjetojë emocione të frymëzohet tek ai.
“Ndjenja është ndjenjë, të vjen papritur. Unë kam nevojë të përjetoj emocione, tek një
mashkull dua emocionin. Në momentin kur një
mashkull të inspiron, nuk ka gjë më të bukur”, u shpreh
këngëtarja.
Shtuar më 15/11/2019,
ora 08:54