"Kalorësit e Mitrovicës" mbërrijnë në Tiranë (FOTO LAJM)

Të nisur nga Mitrovica për të qënë në Shqipëri për festën e 100 Vjetorit të shpalljes së Pavarësisë në një mënyrë shumë origjinale, e cila të risjellë në memorie marshimin e Isa Boletinit me trimat e tij në fundin e nëntorit 2012 drejt Vlorës.

Shqiptarë nga skaji më verior i shtetit më të ri në Europë dhe mbi të gjitha qytet i cili po përjeton ende "dorën e zezë" të strukturave paralele serbe kanë mbërritur në Tiranë në orët e mesditës mbi kuaj.

"Kalorësit e Mitrovicës", të shoqëruar edhe nga familjarë të Adem Jasahrit, janë pritur në sheshin "Skënderbej" nga qindra qytetarë të kryeqytetit dhe nga vetë kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.
Shtuar më 27/11/2012, ora 14:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori