Jo vetëm në Lungomare: RENEA kontrolle të befasishme në Elbasan, Lushnjë, Fier e Durrës

Forcat RENEA janë duke ushtruar kontrolle  të befasishme në Elbasan, Lushnje, Fier, e Durrës për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, apo me lëndë narkotike, si dhe për kapjen e disa personave që janë të dyshuar si autorë të disa ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë në vend.

Janë shoqeruar dhjetra persona, kryesisht persona me precedent kriminal.

Ndërkohë vijon operacioni edhe në qytetin e Vlorës, ku në zonën e Lungomares u arrestua dhe Edison Begaj që u plagos pak ditë më parë. Edison Begaj është gjithashtu edhe objektiv i OFL-së.

 

 

 


Shtuar 14.06.2021 21:17

Tags: ,