Kalon mbi litar në 61 metra lartësi (FOTO LAJM)

Mitch Kemeter, 23 vjeç, përshkoi një distancë prej 100 metrash mbi një litar fare të hollë në një lartësi prej 61 metrash në Montecarlo.
Mitch Kemeter
Mitch Kemeter, 23 vjeç, përshkoi një distancë prej 100 metrash mbi një litar fare të hollë në një lartësi prej 61 metrash në Montecarlo. Ai përshkoi dy herë distancën prej 50 metrash të dy anëve të një kanioni, ndërkohë që shoku i tij dhe fotografi profesionist Matias Taukner regjistruan aventurën e çmendur, njofton Start.

“E di mirë ç’mund të bëj, i di kufijtë e mi dhe përherë mundohem të gjej mënyra të reja për të ruajtur qetësinë”, u shpreh 23-vjeçari pasi realizoi me sukses sipërmarrjen e tij.

“E kalova dy herë distancën dhe nuk u rrëzova fare. Isha i lidhur me litar, pasi siguria vjen e para. Por ndërsa pajisja do të më shpëtonte jetën nëse rrëzohesha, mund të pësoja dëmtime serioze në rast rrëshqitjeje. Prandaj bëra kujdes. E kam bërë këtë gjë edhe në vende të tjera, por Monako është i parapëlqyeri im. Është një nga vendet më të bukura në botë dhe ku jetohet më gjatë që prej 90 vjetësh”.


Shikoni fotografitë:

Shtuar më 21/03/2012, ora 12:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori