Kafshon gruan në fytyrë, pretendonte se ishte zombie (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një lojë e vërtetë apo jo, kjo ngelet për tu gjykuar, e ndërsa një vajzë ka kafshuar një grua teksa pretendonte se ishte zombie. Tashmë ajo ka rënë në prangat e policisë lidhur me këtë ngjarje të tmerrshme. Kanë qënë autoritetet në Oregon të SHBA, të cilët kanë arrestuar një vajzë e cila kafshoi një grua, pasi pretendonte se ishte zombie.

E frymëzuar nga një lojë me zombie, Jessica Rocha kishte hyrë në një shtëpi, me pas kishte shtyrë pronaren nga shkallët, e kishte tërhequr nga flokët duke e kafshur në fytyrë.

Gjatë gjithë kësaj kohe, ajo i thoshte se gjithçka ishte një lojë post-apokaliptike ndërsa ajo ishte një zombie. Lidhur me këtë akt, çdo gjë e ka marrë një shpjegim. Policia ka bërë me dije se Jessica Rocha ka qënë nën efektin e drogës dhe alkoolit dhe se ajo ka qënë e frymëzuar nga një lojë me zombie. /albeu.com/

Shtuar më 10/09/2014, ora 13:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori