Kafshët më të rralla në botë (FOTO LAJM)

Babirussa
Bota shtazore është e pasur me një shumëllojshmëri gjallesash dhe kafshësh që ju mbase nuk i keni parë ndonjëherë. Kafshë të rralla dhe që janë shfaqur pas disa vitesh. Në këtë listë bëjnë pjesë;

Coconut Crub, një specie e rrezikshme e gaforreve, Coconut Crub u shfaq në Hawaii, ajo kishte 25 vite që nuk ishte shfaqur një ekzemplar i “Birgus latro”, me peshë rreth 2 kg.

Babirussa, është përfaqësues i familjes Suidae, shumë i ngjashëm me derrin e egër dhe jeton në ishujt Sunda, në arkipelagun Malay. Është një kafshë nate, jeton vetëm ose në grupe të vogla.

Klamidofori i cunguar i përket familjes Dasypodidae jeton kryesisht në Argjentinë, ai është rreth 15 cm dhe i mbuluar me një gëzof të butë e të bardhë.

Gerenuk ëshë një antilopë që jeton në Afrikën Lindore, ajo e ka qafën të gjatë dhe është quajtur edhe “gjirafa gazelë”. Ndryshe nga antilopat e tjera, ushqehet vetëm me gjethet e pemëve.

Brejtësi i zhveshur, i cili i përket familjes Bathyergidae dhe quhet ndryshe miu lakuriq. Edhe pse gjitar, jeton në koloni të ngjashme me ato të milingonave dhe bletëve dhe armiku i tij më i madh është i ftohti.

Gaforrja Yeti, pjesë e familjes Kiëidae është zbuluar së fundmi, në 2005 dhe jeton në thellësitë e Oqeanit Paqësor.
Majmunët hundëçip, i përkasin familjes Cercopithecidae dhe janë të përhapur në azi. Kanë lesh të gjatë dhe jetojnë kryesisht në pyjet malore deri në 4.000 metra të lartë.

Delfini inteligjent Australian, pjesë e Delphinidae dhe është i vetmi delfin në Hemisferën e Jugut që është pa pendë. Noton kryesisht në ujrat e Patagonisë dhe ishujve Falkand.

Lampredi, janë peshq pa nofulla që jetojnë në zona të buta. Kanë trup të gjatë e cilindrik, të ngjashme me të ngjalave dhe kanë gojë rrethore.

Mara njihet si lepuri i Patagonisë, është një gjitar 45-75 cm dhe ka katër gishta në këmbët e para.
Fluturaku i Amazonës zog i familjes Tityridae jeton në pyjet tropikale të Amerikës së Jugut.

Zebra Cefalofo jeton në Afrikën Perëndimore është një antilopë e vogël por krahasohet me zebrën sepse ka një duzinë vijash në trupë. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2015, ora 11:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori