Ka vuajtur një dekadë dhe ka bërë 25 operacione, historia e dhimbshme e 22-vjeçarit (FOTO LAJM)

Një 22-vjeçar ka jetuar për rreth një dekadë me një tumor të madh të rrezikshëm në fytyrën e tij dhe ka mbijetuar vetëm falë një operacioniqë i ndryshoi tërësisht jetën.

Lucas McCulley, nga Idaho, bëri një operacion të rrezikshëm në Nju Jork për të hequr masën e tumorit që e kishte të lindur, përcjell albeu.com.

McCulley pagoi më shumë se 112,000 dollarë për të bërë operacionin e nevojshëm për shkak të masës tumorale që po i shkaktonte dhimbje të mëdha.

Ai i është nënshtruar 24 operacioneve para moshës 10 vjeçare dhe ky është operacioni i 25-te.

Një kirurg plastik Dr Jonathon Cabin, foli për gjendjen e McCulley dhe u shpreh:"Unë kam parë shumë tumore dhe i kam hequr por ky rast ishte i vecantë pasi pjesa tumorale ishte prapa syrit dhe rrezikonte trurin, shkruan albeu.com.

Tumoret Lymphangiomas dalin në qafë dhe mund të identifikohen para se një pacient të lindë, edhe pse kjo ndodh në më pak se 50 për qind e pacientëve. Tumoret ndryshojnë në madhësi, por ato mund të rriten me shpejtësi. /albeu.com/

Shtuar më 20/10/2017, ora 10:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori