Ka arritur format perfekte, Greta Koçi zbulon sekretin (FOTO LAJM)

Prej disa muajsh këngëtarja e njohur, Greta Koçi, po qëndron në Vjenë të Austrisë. Këtë ajo e ka zbuluar përmes fotove të ndryshme në rrjetet sociale, por edhe përmes bashkëbisedimeve me ndjekësit e saj.

E në fotografitë e postuara kohët e fundit, fansat e saj kanë vënë re edhe një ndryshim te këngëtarja e tyre e preferuar.

Siç duket Greta Koçi ka humbur disa kilogramë në peshë dhe kjo gjë ju ka rënë në sy ndjekësve të shumtë. E teksa ka zhvilluar një mini-intervistë me fansat në “Instastory”, ata e kanë pyetur se cili është sekreti i dobësimit të saj.

Këngëtarja ka treguar se ka ngrenë nga pak dhe gjëra të shëndetshme e të nevojshme. Gjithashtu Greta ka zbuluar se prej një jave është bërë vegane dhe ka filluar të ndjekë këtë lloj diete, që do të thotë se nuk konsumon produktet e mishit dhe as nënproduktet e tyre.

Shtuar më 21/01/2021, ora 11:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori