Me kokainë dhe euro në makinë, prangosen 2 shqiptarë në Itali

Dy 40-vjeçarë shqiptarë kanë rënë në prangat e Policisë Italiane ditën e sotme.

Ata janë kapur me 12 gramë kokainë dhe një sasi të vogël lekësh kesh.

Gjatë momentit të ndalimit ata ndodheshin në një makinë dhe si provë materiale u sekuestrua kokaina e gjetur dhe rreth 610 euro.

Gjatë kontrollit, njëri nga dy personat ka dhënë gjithashtu identitet të rremë për policinë./albeu.com/