Çmenduri! Çmimi i qershive në stratosferë, 22 mijë lekë kilogrami

Rritja e çmimeve nuk ka të ndalur në vend. Por, ajo që të bën të habitesh është rritja galopante e tyre. Këtë e tregon më së miri çmimi i qershive, frut që sapo kanë dalë tani në treg.

Ndërsa disa ditë më parë në rrjet qarkullonin foto të çmimeve të qershive që shkonin deri në 800 lekë, sot shihet që çmimi i tyre ka vajtur në stratosferë.

Në një market në ish-bllok, për të provuar qershitë duhet të paguash 2000 lekë ose rreth 22 mijë lekë të vjetra.

Bëhet fjalë për qershinë greke, që me gjasë përdorët për të justifikuar çmimin që po shokon qytetarët./albeu.com