PD dorëzon në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore

Partia Demokratike ka dorëzuar sot në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Në krye të grupit të punës së PD-së për Reformën Zgjedhore do të jetë Enkelejd Alibeaj.

PD kërkon që të rikthehen koalicionet parazgjedhore.

Kërkesat e PD:

1. Ngritjen e një Komisioni të Posaçëm të Kuvendit për Reformën Zgjedhore.

2. Komisioni ka për detyrë hartimin e ndryshimeve kushtetuese dhe të kuadrit ligjor  zgjedhor për trajtimin e rekomandimeve të raporteve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 25 prillit 2021 dhe zgjedhjeve të mëparshme të patrajtuara, rekomandimeve të institucioneve përgjegjëse për zgjedhjet, partive politike parlamentare dhe organizatave jofitimprurëse.

3. Anëtarësia e Komisionit formohet me pjesëmarrjen e partive parlamentare, me përbërje të barabartë mes shumicës dhe pakicës.

4. Komisioni e ushtron veprimtarin për një afat 6-mujor nga data e miratimit të këtij vendimi./albeu.com