Julianne Moore dhe vajza e saj “binjake” (FOTO LAJM)

Aktorja 52-vjeçare shoqërohej nga e bija në shfaqjen Reed Karkoff që u mbajt të mërkurën në kuadër të "New York Fashion Week". Dyshja ishte ulur në vijën e parë të karrikeve dhe Liv dukej e emocionuar teksa shihte modelet të parakalonin me veshtjet e fundit.

11-vjeçarja, që ka të njëjtën ngjyrë flokësh si e ëma, ka treguar se ka një interes të jashtëzakonshëm për botën e modës.

Kjo dukej qartë edhe nga veshja e saj, një fustan i zi me njolla të bardha dhe këpucë të zeza, të ngjashme me ato të motoçiklistëve.

Ndërsa Julianne ishte veshur me një fustan të bardhë të gjerë, poshtë një xhakete sportive, si dhe me një palë këpucë njëngjyrëshe.

Nënë e bijë janë fotografuar të dyja duke nxjerrë në pah ngjashmërinë, por edhe stilin, një ndërthurje mes elegancës dhe modernes. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2013, ora 17:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori