Juliana me tigan në dorë, ja specialiteti i saj për klientët (FOTO LAJM)

Pëlqej
Juliana Pasha e cila karakterizohet për zërin e saj potent, duket se është e shkëlqyer dhe në gatim. Kohët e fundit ajo është bërë edhe më aktive me rrjetet sociale, teksa ka ndarë me miqtë një foto të veçantë ku ajo gatuan.

Me një tigan të madh në dorë dhe me përparësen rreth qafës, ajo nuk nguron të tregojë me krenari se po gatuan për të gjithë klientët e restorantit të saj.

Në një farë mënyre ajo ka zgjedhur të bëjë paksa reklamë, por ama ka zbuluar se hobi i saj është edhe kuzhina, ku ajo mbyllet brënda katër mureve për orë të tëra. Ende nuk dimë se kush është specialiteti i saj, por këngëtarja duket se është e apasionuar pas kuzhinës.

Ajo ka postuar në Instagram një foto ku duket se ka ofruar specialitetet e saj për klientët e restorantit të saj ‘Odessa’ dhe shkruan:‘Sot gatuaj vetë këtu në restorant’. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2014, ora 16:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori