Julia Roberts nuk e ka humbur shkëlqimin e saj (FOTO LAJM)

Buzëqeshja e Julia Roberts vazhdon të magjepsë. Aktorja ndodhet në Toronto për Festivalin e Filmit, ku ka parakaluar në tapetin e kuq për premierën e "August: Osage County".

Roberts është fotografuar nga fotografët e shumtë, që herë e kanë fotografuar të vetme dhe herë me aktorin Dermot Mulroney, me të cilin vite më parë ka interpretuar në "My Best Friend’s Wedding".

Filmi "August: Osage County" është një dramë-komedi e bazuar në një ngjarje familjare dhe ku interpretojnë edhe yje të tjerë të kinemasë si Meryl Streep, Ewan McGragor, ndërsa një prej producentëve është George Clooney. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2013, ora 15:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori