Jul Deda si nuk e keni parë ndonjëherë, uron personin e zemrës me fjalët më të bukura (FOTO LAJM)
Ditën e sotme nëna e Julian Dedës feston ditëlindjen dhe në këtë datë të shënuar për familjen e tij nuk mund të mungonte një urim special nga ana e aktorit. Juli ka publikuar në ‘Instagram’ një foto përkrah të ëmës dhe i ka dedikuar disa fjalë, që rrallë ndodh t’i dëgjojmë nga një djalë, duke qenë se ata e kanë pak më të vështirë të shprehin ndjenjat.

“I shoh sytë e tu. Ata flasin dhe tregojnë se ti mam je mirësia vetë, je paqja, je dëshira për të ndërtuar familje, për të rritur jetë. Gëzuar ditën e lindjes zemra ime! Qofsh gjithmonë e lumtur dhe e qeshur pranë nesh. Të dua shumë mam!”, ka shkruar Juli në postimin e tij.

Më herët aktori i njohur ka treguar se me nënën e tij ka vetëm 20 vite diferencë, ndaj me të gëzon një raport shumë të mirë. Pavarësisht se nëna e tij nuk është e njohur njësoj si i ati, Juli nuk ka ngurruar të shfaqet gjithmonë me të në publik dhe të tregojë se prej saj ka marrë më të mirat.
Jul Deda si nuk e keni parë ndonjëherë, uron personin e zemrës me fjalët më të bukura (FOTO LAJM)

Shtuar më 20/07/2019, ora 12:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori