Facebook po shqyrton ndalimin e reklamave politike në Evropë

Meta, kompania mëmë e Facebook dhe Instagram , po shqyrton ndalimin e reklamave politike nga platforma e saj në Evropë , sepse sipas drejtueseve kompania nuk do të jetë në gjendje të respektojë 3 ligjet Bashkimit Europian për fushtat elektorale.

Në Bruksel, po propozohen një sërë rregullash për platformat e mëdha si Facebook dhe Google, të cilat do t’i detyrojnë a të zbulojnë informacione rreth reklamave politike, si për shembull sa kushtojnë, kush ka paguar për to dhe sa persona kanë parë ato.

Zyrtarët e Meta-s, raporton Guardian , kanë qenë të shqetësuar për planet. Ata janë veçanërisht të interesuar se sa i gjerë do të jetë qëllimi i termit “reklamim politik” dhe sa e vështirë do të jetë për platformën t’u përmbahet rregullave të BE-së.

Në këtë kontekst Meta po shqyrton nëse është më e lehtë të refuzohen të gjitha reklamat politike për të mos shkelur rregullat e BE-së.

Meta dhe Twitter, ndër të tjera, janë kritikuar për lehtësinë me të cilën përdoruesit e tyre përhapin dezinformata dhe teori konspirative, duke manipuluar votuesit./albeu.com/


Shtuar 30.03.2023 17:25