Ju kujtohet halla Parukja te Dulce Maria? Ja si duket ajo pas 18 vitesh (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një nga telenovelat e para që është transmetuar në ekranet shqiptare ishte pikërisht “Fytyra e Ëngjëllit” e cila mbajti mbërthyer përpara ekranit të gjithë teleshikuesit në fillimin e viteve 2000.

Dulce Maria ishte personazhi më i dashur asokohe, por edhe halla e saj në telenovelë Estefania do të kishte shumë vëmendje.

Halla Parukja ishte mjaft interesante me rolin e saj, pasi çdo ditë e shihnim me paruke të kombinuara me rrobat që mbante veshur.

Por sot, aktorja Nora Salinas duket shumë ndryshe nga personazhi që ishim mësuar ta shikonim.

Së fundmi ajo është bërë nostalgjike dhe ka postuar në Instagram një foto të rolit të “halla parukes”, ku tregon se ai ka qenë roli i saj i preferuar.

Aktualisht ajo është duke luajtur një tjetër rol në telenovelën “Bijat e hënës”, e cila është duke u transmetuar në Meksikë. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2018, ora 10:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori