“Turp, shndërrove Prokurorinë në strofull familjare”, Berisha flet për skandalin e Felajve

Ish-kryeministri, Sali Berisha, foli sot në parlament për skandalin e radhës të drejtësisë, pasi në Prokurorinë e Tiranës bëjnë pjesë katër familjarë të deputetes së PS-së Ermonela Felaj dhe njëkohësisht zevendës kryetare e parlamentit. Berisha tha se Felaj nuk duhet të drejtojë parlamentin, ndërsa e akuozi se shndërroi drejtësinë në strofull familjare.

“Ti s’duhet të kryesosh kryesinë. E shndërrove drejtëisnë në strofull familjare, turp”, i tha Berisha Ermonela Felajt.

Nga ana e saj  Felaj i tha Berishes: Ulu e mos mashtro, kur ske të flasësh për procedurë.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP miratoi të martën më 27 qershor me 10 votat e anëtarëve të pranishëm projektaktet për renditjen e kandidatëve për tre pozicione vakante në Prokurorinë e Tiranës, ku në të tre rastet e para në listë u rendit prokurorja e Vlorës, Eranda Felaj.

Ajo është motra dhe familjarja e katërt e deputetes së Patisë Socialiste, Ermonela Felaj, e cila pritet të emërohet në Prokurorinë e Tiranës.
Përgjatë katër viteve të fundit, në Prokurorinë e Tiranës janë emëruar tashmë tre familjarë të deputetes Felaj. Në mars të vitit 2019, KLP vendosi të emërojë si prokuror në Tiranë përmes një procedure të diskutueshme bashkëshortin e deputetes, Bledar Valikajn, pa kaluar më parë procesin e vetingut.

Vetëm pak muaj më vonë, në maj 2019, Prokuroria e Përgjithshme përzgjodhi pas një procedure konkurruese vëllanë e deputetes, Armando Felaj si oficer të policisë gjyqësore në Prokurorinë e Tiranës. Në mbledhjen plenare të datës 29 maj, u miratua projektakti për transaferimin e bashkëshortes së këtij të fundit, Alma Felaj, nga Prokuroria e Durrësit në atë të Tiranës.

Miratimi i renditjes së Felajt e para në listën e kandidatëve për të tre pozicionet vakante në Prokurorinë e Tiranës, u krye pas diskutimeve mes anëtarëve të KLP-së. Anëtari Sokol Stojani vërejti se në Prokurorinë e Tiranës tashmë janë emëruar vëllai, kunati dhe kunata e prokurores Eranda Felaj.
/albeu.com/


Shtuar 3.07.2023 10:24