Përmbytjet në vend, Balla: Jemi në situatë në vështirë, prurja më e madhe në 50 vite

Drejtuesi Politik për Qarkun e Fierit, Taulant Balla ka deklaruar se janë në situatë të vështirë për shkak të përmbytjeve që ka kapluar jugu e vendit.

Në një pronocim për mediat, Balla është shprehur se prurjet e lumit Vjosa janë të paparashikueshme.

“Jemi në një situatë të vështirë, por shpresojmë që në orët në vijim niveli i ujërave të bjeri. Kjo është prurja më e madhe në 50 vjet.

Qoftë drejtoria e përgjithshme e Emergjencave civile dhe prefektura dhe bashkia e Fierit kanë njoftuar prej dy tre ditësh situatën që parashikohej. Nga ana tjetër do të përpiqemi që të shpëtojmë dhe të gjithë bagëtitë që ndodhen në rrezik.

Dua ta theksoj që investimet në këto katër vite janë duke e treguar efektivitetin e tyre sot. Të gjithë e dimë që prirjet e lumit Vjosa janë të paparashikueshme dhe ka nivelin e vet të rrezikut. Punët që janë bërë deri tani e dhanë efektin”, tha Balla. /albeu.com/

 


Shtuar 12.12.2021 15:04