Jolie nderohet me titullin "Damë" nga Mbretëresha Elizabet (FOTO LAJM)

Për shërbimet e saj në politikën e jashtme të Mbretërisë së Bashkuar dhe të fushatës për tu dhënë fund abuzimeve seksuale në zonat e luftës, aktorja Angelina Jolie është nderuar me një titull të ri.

Sot, aktorja e famshme Angelina Jolie është nderuar me titullin “Damë” nga Mbretëresha Elizabet e Britanisë së Madhe. Ajo u nderua gjatë një ceremonie private të zhvilluar në Buckingham Palace. Duke qenë se është qytetare amerikane, Jolie nuk mund të mbajë titullin “Damë” para emrit të saj. /albeu.com/

Shtuar më 10/10/2014, ora 18:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori