Momenti tragjik kur tanket ruse sulmojnë me predha çiklistin në Bucha (VIDEO)

Një tjetër video e frikshme po qarkullon në rrjetet sociale, ku një çiklist në Bucha është sulmuar me tank.

Tanket i vihen në ndjekje çikslistit derisa arrijnë t’i marrin jetën.

Në momentin që çiklisti kthehet në të majtë, tanku rus shkrep disa plumba të kalibrit të madh. E një mjet tjetër i blinduar shihet sesi e ndihmon tankun duke shtënë edhe ai në drejtim të çiklistit, pranë të cilit ngrihet një re tymi.

Videoja është realizuar nga ajri nga forcat ukrainase gjatë fundit të shkurtit, kur forcat ruse mbanin akoma nën kontroll qytetin Bucha. E kjo video është konfirmuar edhe nga Neë York Times.

Kufoma e civilit pranë biçikletës është filmuar edhe nga reporterët e huaja.

Kufoma me këmbë pothuajse plotësisht të dëmtuar, qëndron shtrirë pranë një shtylle që është shembur si pasojë e predhave të shkrepura. Vlen të theksohet se pretendimet e Ukrainës janë se Rusia ka shkaktuar gjenocide me të rënda në qytete të tjera të vendit.