Asnjë humbje jete dhe 17 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin me shifrat e Cocid-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Janë kryer 352 testime nga të cilat kanë rezultuar 17 qytetarë të infektuar.

Rastet e reja janë regjistruar në bashkitë: 10 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Vlorë, nga 1 qytetarë në Kurbin, Durrës, Himarë.

Janë 160 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,725 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 25 Shkurt 2023)

Raste të reja ditore               17

Të shëruar në 24 orë            8

Të shtruar në spitale             7

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       352

Testime totale                   2,039,387

Raste pozitive                      333,483

Raste të shëruara                  329,725

Raste Aktive                             160

Humbje jete                              3,598

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                      127

Fier                           8

Vlorë                         7

Berat.                        5

Shkodër.                    5

Lezhë.                       4

Korçë.                        3

Durrës.                      1

/Albeu.com/


Shtuar 25.02.2023 18:15