Jo vetëm në Shqipëri, rekord droge në Greqi kapet anija me 10 ton marijuanë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Në ishullin e Kretës në Greqi sot është kapur një anije që transportonte rreth 10 ton marijuanë që vinte nga Siria në drejtim të territoreve europiane.

Anija e cila mbante flamurin e Tanzanisë u identifikua nga forcat e Gardës Bregdetare dhe u ndalua pas një shkëmbimi zjarri, përcjell albeu.com.

Gjatë operacionit ka pasur një shkëmbim zjarri ndërmjet rojeve bregdetare dhe ekuipazhit 6-anëtarësh që ndodhej brenda në anije, të cilët më pas u arrestuan.

Të arrestuarit janë të gjithë nga Siria. /albeu.com/


Shtuar më 06/12/2017, ora 15:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori