Jo vetëm në "Përputhen", Atdheu tregon publikisht se nuk i hiqet Ana nga mendja (FOTO LAJM)
Kur të gjithë menduam se Ana dhe Fatjoni do ishin çifti i parë i “Për’puthen” për këtë sezon,
gjërat morën një rrjedhë
tjetër.
Ata filluan të dilnin në takime me persona të tjerë derisa
gjërat mes tyre u ftohën plotësisht për t’i dhënë duart njëri-tjetrit dhe për të vijuar secili rrugën e tij veçmas.
Ana e zëvendësoi shpejt Fationin sepse ditën e sotme pamë se takimi mes saj dhe
Atdheut, konkurrentit më të ri, shkoi për mrekulli dhe mes tyre pati një kimi të shkëlqyer.
Madje, aq mirë kanë shkuar
gjërat sa Ana i ka bërë një ‘dhuratë’
Atdheut, pikërisht një hudhër, për t’i mbrojtur nga syri i keq. Atdheu e ka pranuar me shumë kënaqësi, madje e ka nuhatur disa herë dhe me shaka ka thënë se mban aromë shumë të mirë.
Por, aq shumë i paska pëlqyer aroma e
hudhrës Atdheut saqë nuk po i ndahet dot dhe po e mban me vete, ashtu siç e këshilloi Ana.
Ai ka ndarë së fundmi, një foto të
hudhrës në Instastory, duke mos e shoqëruar me asnjë fjalë por dukshëm Ana nuk po i ikën nga mendja.
Kujtojmë se bukuroshi zeshkan i ka dhuruar Anës një CD, në të cilën ishin regjistruar rrahjet e zemrës së tij pas takimit. CD është luajtur edhe në studio e ky moment na shkriu zemrat të gjithëve.
Ana zgjodhi që edhe javës
tjetër të dalë me Atdheun dhe ne mezi po presim.
Shtuar më 05/12/2020,
ora 09:12