Jo me dieta, kjo vajzë ra drastikisht nga pesha duke ndryshuar 5 zakone të përditshme (FOTO LAJM)

Historia e Kiah Tëisselman ka frymëzuar edhe shumë njerëz të tjerë që të marrin një vendim të rëndësishëm për jetën e tyre.

Vajza nga San Luis Obispo, Kaliforni, ishte mbipeshë dhe për vite me radhë provoi dieta nga më të ndryshmet, të cilat nuk i sillnin asnjë rezultat. E pas këtyre dështimeve, erdhi një moment kur humbi 59 kilogramë brenda një viti, vetëm duke ndryshuar pesë zakone në jetën e saj të përditshme.


Pasi arriti një rezultat që ajo dëshironte për trupin e saj, Kiah nisi të ndihmonte edhe të tjerët të kuptojnë se mund t’ia dalin që të humbin kilogramët e tepërt. Ajo u bë një mësuese dhe gjëja e parë që ju mësoi ishte se duhej të ishin shumë të duruar dhe nuk duhej që të prisnin rezultate të shpejta.

Përkundrazi, kushdo që dëshiron të humbasë peshë duhet të krijojë një mënyrë jetese të shëndetshme dhe të qëndrueshme për të cilën ata janë të gatshëm të angazhohen për një afat të gjatë.

Sidoqoftë, Kiah iu ndesh gati një vit për të humbur 47 kilogramë. Dhe që nga sot, ajo ka humbur mbi 59 kilogramë.

Pika e kthesës:

Kiah vendosi që të ndryshonte stilin e saj të jetesës kur vuri re se serdilja në avion nuk e zuri, e madje as rripin e sigurimit nuk e mbërthente dot. Në ato momente ajo mbante në duar librin e Rachel Hollis, “Girl, Wash Your Face”, që e ndihmoi atë të kuptonte se çdo gjë varet nga vullneti i saj.

Tëisselman, atëherë 25 vjeç, mendoi se ishte koha që të ndalonte të viktimizohej vetë dhe të merrte përgjegjësi për veprimet e saj. "E dija se ishte koha të ndaloja të bëhesha viktimë e rrethanave të mia dhe të merrja pronësinë e vendimeve të mia, kështu që unë mund të ndërtoja jetën që vërtet doja për veten time," tha ajo.

Jo gjithçka kaloi pa probleme gjatë gjithë kohës ...

Kiah tregoi se gjatë periudhës që mori vendimin për të ndryshuar mënyrën e stilit të jetesës, ka patur ulje dhe ngritje. Ka patur raste kur ka humbur kilogramë brenda një kohe të shkurtër, por ka patur edhe raste kur ka shtuar ca kilogramë.

Por pavarësisht rezultateve të marra çdo javë, ajo ka qenë pozitive në qëndrimin e saj. Ajo ka menduar në çdo moment arsyen se pse po e bën këtë sakrificë dhe ka ecur përpara derisa ka marrë rezultatin e dëshiruar.

Çdo udhëtim i shkëlqyeshëm fillon me një hap të parë

Këto janë 5 zakonet e përditshme që ndryshuan jetën e Kiahut:

-Zgjohuni një orë më parë se zakonisht dhe atë kohë kushtojani vetes.

-Sigurohuni që të lëvizni trupin tuaj për të paktën 30 minuta.

-Hiqni dorë nga çdo vakt që nuk është i dobishëm për trupin tuaj.

-Pini sa më shumë ujë.

-Shkruaj 10 gjëra për të cilat je mirënjohëse.

Shtuar më 14/07/2020, ora 13:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori