"Jo çdo gjë ndodh me sikur", Florian Agalliu pëson incident në mes të skenës (FOTO LAJM)

Moderatori i njohur i emisionit “Në shtëpinë tonë”, Florian Agalliu, aktualisht është impenjuar si me konkursin e kërcimit, “Dance With Me”, ashtu edhe me një rol në teatër.

Ai luan në shfaqjen “Xhelatët”, ku ka pësuar së fundmi një incident në mes të skenës.

Floriani ka treguar se jo çdo gjë në shfaqje ndodh “me sikur”, pasi ai ka marrë një të çarë në fytyrë.

Vetë moderatori ndau me ndjekësit e tij në Instagram një foto nga prapaskenat e shfaqjes, ku tregon të çarën në fytyrën e tij.

“Në teatër jo çdo gjë është me sikur. Pasojat.”- shkruan ai duke treguar edhe vendin ku është vrarë.

Mesa duket, Floriani është përfshirë 100% në rol, saqë i është dashur të pësojë edhe incidente të tilla.
Shtuar më 14/10/2019, ora 13:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori