“Gjithë Shqipëria feston me ju”, Kiara dhe Luizi surprizohen nga droni pas dasmës së bujshme (VIDEO)

Dasma dhe puthja mes Luizit dhe Kiarës mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother Vip”, jo vetëm që ka gëzuar fansat e tyre, por lajmi ka bërë xhiron e rrjetit.

Një ditë më pas, në shtëpinë e “BBV” nuk mund të mungonte një dron për ata të dy dhe për t’iu përcjellë një mesazh.

Në pankartën që mbante droni, ishte fotoja e puthjes mes Luizit dhe Kiarës dhe me mbishkrimin: “Gjithë Shqipëria feston me ju o mret”.

Kjo gjë është lexuar nga Luizi dhe banorët e tjerë, pasi ndodheshin në ambientet e jashtme.

Kiara dhe Luizi surprizohen droni
Kiara dhe Luizi surprizohen droni


Shtuar 2.02.2023 15:14