"Jetë nën tokë", ja rrjeti i tuneleve të ISIS në Irak (FOTO-VIDEO)

Një rrjet i tërë tunelesh të fshehta, të ndërtuara nga luftëtarët e ISIS, është zbuluar poshtë një qyteti në Irak.

Të paktën 40 tunele nën qytetin Sinjar janë të pajisura me krevate për të fjetur, elektricitet, materiale për të përgatitur bomba, ilaçe dhe kopje të Kuranit.

Tunelet janë zbuluar nga forcat kurde, të cilat kanë marre nen kontroll qytetin veriperëndimor të Irakut këtë muaj, pas një viti sundim nga ISIS.

Një prej drejtuesve të kurdëve të Irakut ka thene per Daily Mail se, ISIS e ka ndërtuar këtë rrjet tunelesh për t’u shpëtuar bombardimeve dhe për të fshehur armatimin.

Tunelet nisin dhe përfundojnë brenda shtëpive të qytetit, në muret e të cilave janë hapur vrima.

Ato janë ndërtuar në mënyrë të tillë që t’i japin mundësi një të rrituri të lëvizë lirshëm apo të shtrihet e të flejë nëse mbi tokë i rrezikohet jeta. /albeu.com/

Shtuar më 26/11/2015, ora 11:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori