Jeta e vajzave të pasura shqiptare, superluks dhe bikini (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ky sezon veror ka nxjerrë në pah luksin dhe gjithashtu bukurinë e shumë vajzave shqiptare të cilat kanë mbushur rrjetet sociale me fotografi nga pushimet.

Vajzat në një farë mënyre i kanë hapur sfidë njëra tjetrës dhe nuk kanë fare frikë të guxojnë me pozat super ekstravagante dhe pasurinë që shfaqin në postime.

E para quhet Erisa Kaçupi, e dashura gjithë stil e regjisorit Iv Tase, nipit të showman-it të njohur, Ardit Gjebrea. Ajo ndjek studimet në Angli, ndërkohë që është bashkuar me partnerin e saj për të shijuar në maksimum pushimet në plazhet e Jugut shkruan Panorama .

Erisa është e bija e Skënder Kaçupit, dekanit të Fakultetit Juridik të Tiranës. Edhe pse nuk është pjesë e showbiz-it, ajo është përfolur edhe më parë për jetën superluksoze të mundësuar nga i ati.

Për të vazhduar me Megi Ndokajn, modelen dhe ish-balerinën e programit “E diela shqiptare”. Prej kohësh ajo është zhvendosur në New York, për të bashkëpunuar me një kompani kërcimi, një e ardhme e mundësuar nga prindërit e saj. Megi është vajza e vetme dhe e llastuar e Roberta Mones, koreografes dhe pedagoges së njohur të Universitetit të Arteve në Tiranë dhe ish-deputetit të njohur, Jak Ndokaj

Një tjetër vajzë e bukur që bën përshtypje me jetën e luksit dhe fotot që poston në Instagram është “Miss Shqipëria 2012”, Kleoniki Delijorgji, vajza e biznesmenit Mihal Delijorgji. Niki tashmë i është përkushtuar modës, dhe po e zhvillon karrierën e saj mes Italisë, Francës dhe Anglisë. Edhe Niki kthehet në Shqipëri për ndonjë pushim të shkurtër, pasi siç e ka shprehur edhe vetë në media, të ardhmen e saj e sheh vetëm jashtë Shqipërisë.

Adela Lami është një tjetër vajzë, pjesë e artit, e cila ndodhet në Shqipëri vetëm për të pushuar në plazhet e Jugut, pasi ajo tashmë është vendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për karrierë ndërkombëtare si balerinë. Ajo tashmë ka një kontratë me kompaninë “Ajkun Ballet Theatre” në Nju Jork, ndërkohë që njihet si biondja që ka nisur karrierën shumë herët në Akademinë e Yjeve për të qenë më pas një nga solistes e Teatrit të Operës dhe Baletit. Për shkak të angazhimeve me këtë kompani, asaj i duhet të udhëtojë shumë.

Fotot nga udhëtimet e saj të shpeshta anembanë botës në rrjetet sociale e kanë bërë të njohur, për faktin se ajo bie në sy për luksin dhe stilin e jetës, që do ta ëndërronte çdo artiste. Edhe Adela është një nga vajzat që ka lindur me këmishë, pasi ajo është fëmija i vetëm i një ndërtuesi të pasur, emrin e të cilin ka preferuar të mos e bëjë publik. /albeu.com/

Shtuar më 12/08/2017, ora 16:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori