Jeta e modeleve në dy foto! Bella Hadid tregon se nuk është aspak e lehtë (FOTO LAJM)

Ndonëse zakonisht Bella Hadid na tregon nëInstagram jetën e ëndrrave, së fundmi ka bërë të kundërtën.

Modelja ka publikuar në Instastory dy foto ku tregon shumë qartë jetën e saj dhe çfarë fshihet pas çdo daljeje të saj publike.

Tek të dyja fotot modelja vë në pah mungesën e gjumit dhe tek njëra nga fotot shihet duke fjetur mbi një valixhe, Ajo ka vendosur kokën në të dhe nga lodhja e ka zënë gjumi menjëherë,

Ndërsa në foton e dytë ajo shfaqet duke fjetur në tokë dhe bashkë me të është edhe motra e saj Gigi Hadid.

Këto sakrifica ato i bëjnë për shkak të karrierës, pasi gjithmonë janë në lëvizje dhe duhet të kapin eventin e radhës.
Shtuar më 11/09/2019, ora 12:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori