Jeta e "çmendur" e princit miliarder të Dubait bëhet hit në Instagram (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ai mund të jetë Princi i Kurorës i Dubait, por sheiku Hamdan bin Mohammed bin Rashid Al Maktoum (më së shumti i njohur si "Fazza") është mbreti i Instagram.

34-vjeçari u tregon 5.1 milionë ndjekësve të tij në Instagram pamje të hollësishme të jetës së tij çdo ditë pasi ai publikon fotografi të aventurave të tij, përcjell albeu.com

Ai është djali i dytë i Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum, nënkryetar dhe kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe, dhe Emir (sundimtar) i Dubait.

Babai i tij kishte vlerë rreth 13.9 miliardë dollarë në 2013.

Babai i tij e emëroi si Princi i Kurorës në vitin 2008, pavarësisht se kishte një vëlla më të madh Shejh Rashid bin Mohammed.

Rashid vdiq nga një atak në zemër në vitin 2015 në moshën 33 vjeçare.

Fazza është Kryetari i Këshillit Ekzekutiv të Dubai, Qendra e Autizmit në Dubai dhe Këshilli i Sporteve në Dubai.

Por duket sikur hobi i tij e mban atë me të vërtetë të zënë, shkruan albeu.com

Alpinizmi, çiklizëm, ziplining, dhe zhytje janë disa nga hobet e tij. Nëse kjo nuk është e mjaftueshme, ai është gjithashtu një fotograf i talentuar.

Hidhni një sy në jetës së tij të pabesueshme të Princit të KurorësDubait. /albeu.com/
























Shtuar më 26/01/2018, ora 12:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori