Jeni për rrugë? Kujdes, në këto akse ka prani të akullit (FOTO LAJM)

ARRSH njoftoi sot se po vazhdon puna për mirëmbajtjen dimërore me mjetet borëpastruese dhe fuqi punëtore.

Rajonin Verior pavarësisht reshjeve të dendura të borës në akset krysore nuk ka probleme me qarkullimin, me zinxhir kalohet vetëm në:
Ura Çerenecit-Stebleve (5 km e fundit).

Rajonin Qendror nuk ka problemeqarkullimin e mjeteve në akset rrugore të tij. Kalohet me zinxhir vetëm në aksin Librazhd-Steblevë (në 8 km e fundit). Vazhdon hedhja e kripes nga kontraktori.

Rajonin Jugor kalimi bëhet me zinxhir në rrugën Boboshticë-Dardhë, Korçë-Qafë Qarri-Ersekë nga km 14-22. Në akset e tjera kalimi pa zinxhir.

Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ecin me shpejtësi të reduktuar dhe të vendosin zinxhirakset ku kemi lajmëruar.
Shtuar më 13/03/2019, ora 08:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori