A do të ketë shpërblime për pensionistët në prill? Ja çfarë thotë MInistrja e FInancave

Qeveria është ende nuk ka politikë mbështetëse për pensionistët në muajn prill siç kishte parashikuar më herët kryeministri Rama.

Kështu deklaroi sot ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Ibrahimaj u shpreh për momentin qeveria nuk ka përcaktuar një politikë të dhënies së një shpërblimi të menjëhershëm për pensionistët në muajin prill.

“Ne kemi parashikuar në buxhet për këtë vit një fond i cili i dedikohet mbështetjes sociale. Po punojmë për rritjen e pagave dhe do synojmë që pagat të rriten gjatë vitit. Një ndër hapat që ndërmorëm është rritja e pagës minimale. Jo vetëm në administratë. Sa u përket pensioneve kemi në politikë të konsoliduar në bazë të inflacionit. Gjatë vitit të kaluar u indeksuan dy herë. Nuk kemi përcaktuar një politikë të dhënies së shpërblimit në prill.”- tha Ibrahimi.


Shtuar 8.03.2023 16:21