"Je më shumë se ajo në selfie", Majlinda Bregu uron të bijën me fjalë zemre (FOTO LAJM)

Tashmë vajza e Majlinda Bregut është jo pak e njohur për mediat rozë.

Ajo është diskutuar mjaft si për jetën e saj private gjithashtu edhe postimet në rrjetet sociale, ku prej kohësh ka rënë në qetësi.

Sot Kejda feston ditëlindjen dhe urimi i Majlindës ka marrë vëmendjen.

Përmes një fotoje mjaft të ëmbël nënë e bijë, të bërë para pasqyrës, Majlinda Bregu i thotë të bijës së është shumë më shumë sesa ajo që shehf në një foto selfie të bërë në telefon.

Mes të tjerash ajo flet për zemrën e mirë të vajzës së saj dhe një tjetër cilësi që e bën të jetë një vajzë e bukur.

“Je shumë më shumë se sa ajo që sheh në selfie. Dhe ti e di këtë❤️❤️❤️ Është zemra e artë dhe vetë-ironia, ato që të bëjnë të bukur! Gëzuar ditëlindjen!”, shkruan Majlinda Bregu.

Sigurisht që nuk ka munguar përgjigja e të bijës, e cila ia kthen me një koment: “Love you mami”!


Shtuar më 29/09/2020, ora 11:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori