Jashtëqitja e zogjve mbyll disa rrugë në Romë (FOTO LAJM)

Autoritete në Romë i kanë mbyllur rrugët rreth lumit Tiber, si pasojë e shumë aksidenteve me makina dhe motoçikleta. Shkak i këtij pezullimi janë bërë jashtëqitjet e zogjve të cilat kanë rënë në asfalt si pasojë e reshjeve të shumta të shiut.

Në këtë kohë, jashtëqitjet e zogjve përmbajnë shumë yndyrë, sepse në atë hapësira ka shumë ullishte, që i kanë dhënë frytet e tyre. Prania e tyre ka bërë që asfalti të bëhet shumë i rrëshqitshëm, duke shkaktuar edhe rrëshqitjen e kalimtarëve.

Për këtë arsye, është kërkuar mbyllja e rrugëve, deri në pastrimin gjeneral të tyre. /albeu.com/

Shtuar më 06/01/2016, ora 16:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori