Japonezët i habisin të gjithë me stilin e jetesës, flenë në dysheme (FOTO LAJM)

Pëlqej
Vitet e fundit Japonia ka shënuar një rritje popullsie dhe gjetja e një shtëpie për të jetuar sa vjen e bëhet më e vështirë.

Ndikuar edhe nga tërmetet që vazhdimisht godasin Japoninë dhe rrënojnë banesat e saj, shumë prej japonezëve tashmë po detyrohen të bëjnë disa zgjedhje minimaliste për të jetuar.

Japonezët po veprojnë duke hedhur gjithcka që nuk u duhet dhe e përdorin rrallë dhe po mbajnë atë që ju nevojitet, përcjell albeu.com.

Të ndikuar edhe nga budizmi së fundmi japonezët kanë një dëshirë për të jetuar në thjeshtësi.

Në Japoni, disa dhoma gjumi janë aq bosh sa nuk kanë as shtretër, dhe japonezët flejnë në dysheme. Ata nuk preferojnë të mbajnë shumë mobilje në shtëpi por një tavolinë, një raft të thjeshtë për rroba, një lavaman , madje ata kursejnë edhe tek lugët, thikat apo pjatat, mbajnë për aq persona sa janë në shtëpi jo më tepër.

Merrni një vështrim interesant në dekorimin e rrallë të minimalizmit në Japoni. /albeu.com/
Shtuar më 25/06/2018, ora 20:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori