Ekzekutoi me sëpatë kokës shitësin e bananeve, jepet vendimi për vrasësin gjakftohtë

Gjykata e Korçës ka dhënë sot masën e arrestit me burg për 47-vjeçarin Zamir Topi, i cili qëlloi për vdekje me sëpatë kokës shitësin e bananeve Dashnor Osmani.

Autori është paraqitur para trupit gjykues i ftohtë dhe i heshtur. Organi i akuzës me prokuror Oli Visin ka kërkuar masën e arrestit me burg ndërsa është pranuar nga trupi gjykues me gjyqtar Arben Lera.

Krimi makabër ndodhi 3 ditë më parë pranë Pazarit të Korçës, ndërsa Topi u justifikua me faktin se viktima i kishte dhunuar varrin e nënës së tij.

Ngjarja

Topi dhe Osmani, bashkëfshatarë, kanë varrosur në 2014 të afërmit pranë njëri-tjetrit. Topi pretendonte se Osmani i kishte dëmtuar varrin e të ëmës dhe kishte vendosur eshtrat e nënës së tij.

Mes Osmanit dhe Topit ka pasur konflikte të vazhdueshme për këtë çështje. Gjatë marrjes në pyetje Topi ka shfaqur pendesë për krimin e kryer.

“E godita disa here me sëpate të cilën e bleva sot në mengjes. Ishalla nuk vdes. Nuk dua të bej krim. Unë nuk jam kriminel. Prej vitesh jemi grindur me njëri tjëtrin. Ai vendosi eshtrat e nënës së tij tek varri i nënës time. Nuk e duroja dot këtë gje. E kisha paralajmeruar. Nuk gjeja qetësi. I thashë sërish sot por nuk mori vesh. Ndaj e godita.”- tha autori pasi qëlloi 50 vjeçarin.

Kujtojmë se krimi makabër ndodhi në sy të bashkëshortes dhe vajzës së tij, teksa shiste banane.


Shtuar 31.01.2020 14:19