Lajm i mirë.
Ledri Vula ka dikë që i
ngjan dhe i
ngjan shumë! Më e bukura është se i ashtuquajturi "sozia" e tij, ndodhet në Kosovë dhe është Dj i Babastars, Dj First.
Ngjashmëria mes djemve nuk do të ishte kaq e dukshme,
nëse nuk do t'i shihnim bashkë, në një foto të vetme, si dy pika uji.
Dj First, ka të
njëjtën fizionomi trupi me
Ledrin, i mban flokët si ai, por të verdhë dhe ka tipare të errëta, njësoj si
Ledri!
Madje,
nëse do t'i hidhni një sy llogarisë së tij të Instagram-it, në disa nga pozat e marra do të mendonim se po shohim
Ledrin.
Përpos hijes së njëri tjetrit, djemtë duket se kanë edhe të
njëjtën shije në të veshur.
Shtuar më 07/10/2020,
ora 15:19