Janë "helmuar" të gjithë, ju prezantojmë me sfidën më të re në "Instagram" (FOTO LAJM)

"Kiki, do you love me", "10 yeras challenge" dhe tani është rrdha e një sfide të re që po përhapet me shpejtësi.

Këngëtarja Dolly Parton bëri një sfidë virale në rrjetet sociale, duke publikuar një fotoInstagram për 2.5 milion ndjekësit e saj.

Imazhi tregon 4 foto të ndryshme të Dolly-t në katër aplikacione të ndryshme të mediave sociale: Linkedin, Facebook, Instagram dhe Tinder.

Bashkangjitur fotos në 4 momente të ndryshme, Dolly shkroi, "Merrni një grua që mund t’i bëjë të gjitha".

Pra, ideja e kësaj sfide është se si përdoruesit e rrjeteve sociale shfaqen në aplikacione të ndryshme.

Kaq ka mjaftuar që të gjithë të bëhen pjesë e kësaj sfide të re në Instagram e cila quhet "dollypartonchallenge".

Mund ta realizoni edhe ju./albeu.com


Shtuar më 25/01/2020, ora 09:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori